EULEX sjell edhe 92 pjesëtarë specialë të xhandarmërisë në Kosovë
Një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë, do të vijnë përkohësisht në Kosovë për t`i përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Kjo njësi rezervë do ta mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë si reagues i dytë i sigurisë i Kosovës nëse është e nevojshme.
Vendosja e tyre do të bëhet në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë. Aktualisht njësia rezervë përbëhet prej 105 zyrtarëve policorë.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.
Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane./N.Mekolli/























