Mehaj bisedon me homologun turk, pajtohen për angazhim në funksion të paqes
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pasur bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, bëhet e ditur në komunikatën për media të Ministrisë së Mbrojtjes.
Të dy diskutuan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Në komunikatë thuhet se Mehaj dhe Akar u pajtuan për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
Gjatë bisedës, ministri falënderoi homologun e tij turk, duke marrë parasysh pozicionin e rëndësishëm të shtetit turk në Aleancën Veriatlantike për mbështetjen e hapur për procesin e përshpejtuar të anëtarësimit të Kosovës në NATO./S.Kelmendi























