Bjornstad dhe Grøndahl: Norvegjisa mbështetë zhvillimin ekonomik të Kosovës
BKT
Lajme

Bjornstad dhe Grøndahl: Norvegjisa mbështetë zhvillimin ekonomik të Kosovës

Marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimi konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë u vlerësuan në takimin e sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne S. Bjornstad dhe Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Në takim mbizotëroi diskutimi mbi Agresionin Rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, me theks të veçantë për rajonin tonë.

Në planin bilateral, Kryeministri shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Kosovës duke shprehur zotimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrisë.

Bjornstad dhe ambasadori Grøndahl shprehën mbështetjen e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe rritjen e bashkëpunimit.

Po ashtu Norvegjia vazhdimisht  ka mbështetë Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian./V.Thaçi/


MË SHUME NGA Lajme