20:21 / 14.03.2022
AKK dorëzon kallëzim penal kundër ministres Rozeta Hajdari
Blerta Foniqi
Agjencia Kundër Korrupsionit raportohet se ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësi, Rozeta Hajdari.
Ajo dyshohet për mos-raportim ose raportim të rremë të pasurisë.
Drejtori i Agjencisë, Yll Buleshkaj, ka thënë për mediet në vend se kallëzimin penal e kanë dorëzuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. E vetë ministrja Hajdari ka thënë se nuk është njoftuar për diçka të tillë.























