Qytetarët i hedhin mbeturinat kudo
Valjeta Shala
Në shumë qytete të Kosovës, mbeturinat janë problem i madh. Por puna e punëtorëve të pastrimit është edhe më e vështirë.
Atë e pret puna e tij e zakonshme mbledhja dhe grumbullimi i mbeturinave.
Mbeturina ka shumë. Pothuajse në çdo cep të zonës.
“Shqetësimi ynë është se edhe banoret po hedhin sende të forta si birra nga lart dhe jemi të rrezikuar. I bëjë apel që të mos hedhin mbeturina”, thotë Milazim Kalaja- punëtor.
Edhe ngasësi i kamionit, Rexhep Shabani, thotë se nuk e ka të lehtë.
"Jam vozitës qe 22 vite. Unë ballafaqona me vetura që po i lënë rreth kontinjerëve, thotë Shabani.
Arbnora Ademi nga Kompania "Pastrimi", në Prishtinë, tregon edhe për problemet tjera që ballafaqohet kjo kompani.
“Është me e vështirë kur kemi konkurs publik, pasi që ne si shoqëri hezitojmë të merremi me këtë veprimtari qoftë për pagat me të ulëta apo nga mos respektimi i kësaj pune nga shoqëria, institucionet. Dihet që në shoqëritë tjera, kjo detyrë dhe kjo punë llogaritet si puna më e mirë dhe me e shenjtë”, tha Ademi.
Mospagesa e borxheve nga konsumatorët është problem tjetër për këtë kompani publike e cila ka mbi 800 punëtorë dhe mbulon 6 komuna të Kosovës.























