Crystal Palace i merr pikë Manchester Cityt
BKT
Sport

Crystal Palace i merr pikë Manchester Cityt

Për herë të dytë këtë sezon, Pep Guardiola nuk arrin të thyej kundërshtarin e quajtur Crystal Palace.

Skuadra e Manchester City ka lëshuar pikë të mëdha në garën për titull të kampionit në Premier League.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Selhurst Park”, përfundoi baras dhe pa gola.

Tash gara për titull bëhet edhe më interesante. City numëron 70 pikë me 29 ndeshje të luajtura, derisa Liverpool me 28 ndeshje ka 66 pikë.