Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme diskuton rritjen e çmimeve
BKT
Lajme

Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme diskuton rritjen e çmimeve

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të ketë diskutim për rritjen e çmimeve në vend.

Për shkak të lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, shumë produkteve u janë rritur çmimet edhe në Kosovë dhe kjo ka ndikuar tek shumë qytetarë të Kosovës. Çmimi i vajit ishte ai që ngjalli shumë reagime tek qytetarët e Kosovës, e tek disa markete për një ditë u shit mbi 3.50 euro.

Lëvizja e çmimeve në tregje erdhi për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, e cila prodhon shumë produkte sidomos është prodhues i drithërave, metaleve e gazit etj.

Debati parlamentar lidhur me rritjen çmimeve, fillon në ora 11:00 dhe transmetohet direkt në RTK (A.BELA).


MË SHUME NGA Lajme