637 raste aktive me Covid-19
BKT
Lajme

637 raste aktive me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 637.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve, deri më tani është 223.096, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,126 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.817.741 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./N.M./


MË SHUME NGA Lajme