Ambasadorja e Francës takon krerët e Komitetit Olimpik
BKT
Sport

Ambasadorja e Francës takon krerët e Komitetit Olimpik

Presidenti i Komitetit Olimpik smet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, janë takuar me ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Daulina Omani dhe ambasadorja franceze për sport, Laurence Fischer.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për sfidat, në të cilat po kalon sporti kosovar, për aktivitetet e KOK-ut, sukseset dhe rrugën drejt Lojërave Olimpike Paris 2024./S.Kelmendi