Kusari Lila: Aksioni “Pika” tregon seriozitetin e kësaj qeverie
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka kritikuar opozitën për seancën e thirrur sot, se kinse ata po tentojnë të keqinformojnë qytetarët.
Kusari Lila në seancën e cila po mbahet sot, ka kritikuar opozitën se po thërret seanca në kohën kur në vend ka ngjarje tjera edhe më me rëndësi.
“Kjo seancë e thirrur nga opozita, tregon se po tentojnë të thonë kinse Qeveria nuk po interesohet. Seancat po thirren në kohë të papërshtatshme”, u shpreh ajo.
Kusari Lila në seancën e Kuvendit ka përmendur aksionin e organizuar dje, “Pika”, duke u mburrur për Qeverinë Kurti.
“Fakti se konfirmohet se askush nuk është i paprekshëm, përfshirë policinë, tregon seriozitetin e kësaj qeveria. Kjo seancë e thirrur nga opozita po synon të keqinformojë”, tha Kusari Lila.
“Nga fillimi i pandemisë e deri më tani pakot e ndihmave të rimëkëmbjes janë mbledhur dhe janë shpërndarë. Qeveria ka ndarë 3.5 milionë euro për mbështetjen e atyre që kanë humbur vendet e punës dhe familjarët nga Covid-19”, tha ajo.























