Abdixhiku: Në Kosovë po mohohet që ka krizë
BKT
Lajme

Abdixhiku: Në Kosovë po mohohet që ka krizë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot në Kuvend se në Kosovë mohohet që ka krizë, përkundër faktit që krejt bota po flet për rritjen e çmimeve.

Në seancën e jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve, Abdixhiku tha se ka rritje alarmante të tyre.

“Nga Maqedonia e Veriut e deri në Zelandë, nuk ka vend që nuk flet për rritjen e çmimeve. E sot, në këtë Kuvend na u tha se nuk ka krizë. Në Kosovë, mohohet që ka krizë. Neve na duhet një paraseancë se a ka krizë a jo, e pastaj për masat që duhet ndërmarrë, sepse nuk janë çështje politike këto. Vendi po përballet me rritje alarmante të çmimeve”, tha ai.

Ai po ashtu tha se vendi pritet të përballet me inflacionin më të madh brenda vitit.

“Kur një produkt si nafta ka rritje 50 përqind është e pashmangshme që çmimet e një serie tjetër të produkteve të mos rriten”, tha Abdixhiku.


MË SHUME NGA Lajme