Burberry prezanton koleksionin Vjeshtë/Dimër 2022
Burberry feston kulturën britanike në Londër me rikthimin e shfaqjes live pas 2-vitesh pandemi. Sipas dizanjuesit, koleksioni përfaqëson një shkrirje unike të nderimit të bukurisë të së kaluarës, ndërkohë që mbetet i fokusuar në të ardhmen me mirënjohje, shpresë dhe dashuri.
Marka britanike e luksit Burberry u rikthye në pasarelën e Londrës me shfaqjen e saj të parë të modës personalisht pas dy vitesh, duke prezantuar koleksionet e veshjeve për meshkuj dhe femra që përfaqësonin kulturën britanike.
Pas prezantimeve dixhitale në sezonet e kaluara për shkak të pandemisë COVID-19, Shefi Kreativ Riccardo Tisci bëri me dije se kishte përzier materiale të ndryshme për linjat vjeshtë/dimër 2022, duke luajtur me pamjet klasike të devesë së markës.

Dizajuesi tha në një deklaratë para shfaqjes se koleksioni "mishëron një thelb të paprekshëm që është britanikiteti, një shkrirje unike e nderimit të bukurisë të së kaluarës, ndërkohë që mbetet i fokusuar në të ardhmen me mirënjohje, shpresë dhe dashuri".
Modelet mbanin pallto me detaje zinxhiri, veshje të sipërme të stilit të vendit, kostume trupore, funde të detajuara dhe komplete të shoqëruara me çizme me platformë të lartë.
E teksa veshjet e meshkujve përfshinin xhaketa puffer, si dhe xhaketa ne stilin aviator , pantallona me bel të lartë me lidhëse si korse, dhe këmisha me dizajne të ndryshme.























