Sflilata dimërore e Balenciaga ngjyroset nga flamuri ukrainas
Krijuesi i Balenciaga, Demna Gvasalia ka sjellë në qendër të vëmendjes luftën në Ukrainë, duke kujtuar traumën e tij personale si refugjat nga Gjeorgjia gjatë sfilatës dimërore në Paris.
Të ftuarit u përshëndetën me bluza me flamurin ukrainas dhe një shënim që shpjegonte se lufta kishte shkaktuar dhimbjen e traumës që stilisti kishte mbartur që nga viti 1993, kur “e njëjta gjë ndodhi në vendin tim dhe unë u bëra një refugjat i përjetshëm“.
“Ne, si markë, duhet të bëjmë diçka, nuk mund të marrim armë dhe të shkojmë të luftojmë atje, por mund të përdorim zërin tonë“, u shpreh stilisti për “Reuters” në një intervistë pas prezantimit të Javës së Modës në Paris. Një stilist me ndikim, Gvasalia luajti një rol qendror në ngritjen e stileve të veshjeve në rrugë dhe është i njohur për prezantimet e fuqishme të pasarelave.
Në fillim të kësaj jave, marka në pronësi të Kering fshiu të gjitha imazhet nga burimi i saj në Instagram, i cili numëron 12.8 milionë ndjekës, duke lënë vetëm një imazh të flamurit të Ukrainës, duke shpjeguar se platforma do të përdoret vetëm për transmetimin e informacionit rreth situatës në Ukrainë.























