Dalin para gjykatës 50 të arrestuarit në rastin "Pika"
BKT
Lajme

Dalin para gjykatës 50 të arrestuarit në rastin "Pika"

Hysni Demaku

Pesëdhjetë të arrestuarit e rastit 'Pika' nga Inspektorati Policorë i Kosovës, e që në mesin e tyre janë edhe dy zyrtarë të doganës, në mënyrë grupore e në dy salla të Gjykatës Themelore kanë dalur para trupit gjykues në seancën dëgjimore të thirrur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

48 zyrtarët policorë të pikave kufitare të Gjakovës, Qafë-Prush e Qafë-Morinë, po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. Ndaj tyre, prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, meqë, sipas aktakuzës të njëjtit janë përfshirë në vepra të shumta penale.

Për këtë rast janë angazhuar sipas detyrës zyrtare 50 avokatë, e që mbrojtësi i njërit nga të dyshuarit i hedh poshtë pretendimet e prokurorisë. 

"Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të gjithë të pandehurve për arsye se të njëjtit kanë kryer veprën penale pjesëmarrje e grupit kriminal të organizuar dhe marrje të ryshfetit dhe vepra të tjera të cilët dyshohen, prokuroria ka kërkuar arrest me burg. Ne si palë mbrojtëse e kemi kundërshtuar këtë masë, pasi që nuk është e bazuar me prova dhe asnjë fakt", tha Bledar Gashi, avokat.

Edhe Adrian Islami avokat i një zyrtari policorë të arrestuar, thotë se do të kërkon masa lehtësuese.

"Ne si avokat mbrojtës sigurisht do ta kundërshtojmë në tërësi kërkesën për caktimin e
paraburgimit për arsyeje se e njëjta nuk ka bazë ligjore dhe lidhur me këtë kërkesë nuk ka lidhje kauzale për veprën penale të cilën po ngarkohen të dyshuarit. Ne do të kërkojmë masa më lehtësuese", tha avokati Adrian Islami.

Për këtë rast prokuroria special ka angazhuar dy prokurorë të cilët do të merren me rastin.

Ndërkohë, në oborrin e gjykatës themelore, u panë edhe familjarët e të dyshuarve.


MË SHUME NGA Lajme