Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në pjesën e parë do të ketë lidhje direkte nga takimi me Komunitetin e Industrisë Kreative në Ministrinë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me gazetaren Florinda Gashi Elezaj.
Ndërkaq, mysafire virtuale në studio do të jetë blogerja shqiptare Edisa Shahini nga Vjena.
Mysafiri tjetër në studio është i ftuar Rexhep Rifati, gazetar dhe shkrimtar, i cili do të flasë për takimet me shqiptarët nëpër botë.
Më pas, prapë do të ketë lidhje me Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor nga Stacioni i Autobusëve të Prishtinës, i cili do të tregojë për rritjen e çmimit të biletave të autobusit dhe me mospranimin e transportuesve me çmimoren e shtetit.
Në pjesën e fundit, do të ketë bisedë me kryetrajnerin e KF Ferizaj, Arbnor Morina, i cili flet për përgaditjet e klubit për këtë sezonë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























