Mblidhet Asambleja, vendoset për largimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës
Pas pezullimit të diplomatëve dhe të deleguarve të Rusisë në Këshillin e Evropës, këtë të mërkurë, vendoset përjashtimi i këtij vendi nga organizata. Rusia i parapriu kësaj mase duke kërkuar vetë largimin nga Këshilli.
Rusia inicioi procesin për daljen nga Këshilli i Evropës. Ministria e Jashtme në Moskë njoftoi (15.03) përmes shërbimit messenger Telegram, se Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Europës, Marija Pejcinovic Buric,iur dorëzua "komunikimi për daljen e Rusisë nga kjo organizatë”. Moska akuzoi NATO-n dhe BE-në, se e kanë kthyer Këshillin e Evropës në një instrument në shërbim të „ekspansionit të tyre ushtarako-politik dhe ekonomik në Lindje", raporton DW.
Këshilli i Evropës, qëllimi i të cilit është të mbrojë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe është i ndarë nga Bashkimi Evropian, pezulloi Rusinë më 25 shkurt, një ditë pasi agresionit rus mbi Ukrainën.
Kryetari i Rinisë Paneuropiane (Paneuropa-Jugend Deutschland), Christian Hoferer ka thënë, para sa ditësh për Radio Kosovë, se ishte i drejtë vendimi për suspendimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, "si pasojë e luftës dhe sulmit kundër Ukrainës në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare”.
Christian Hoferer, i ka bërë thirrje Këshillit të Evropës të pranojë sa më shpejt Republikën e Kosovës në këtë organizatë./N.Mekolli/























