Gjykimi në Hagë, Gucati dhe Haradinaj pritet të deklarohen të premten
Prokurori i rastit të Gucatit e Haradinajt, do t`i bëjë deklaratat përmbyllëse. Të premten pritet të deklarohen edhe vetë të akuzuarit. Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Prokurori i rastit të Gucatit e Haradinajt, do t`i bëjë deklaratat përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse po dëgjohen pasi kanë përfunduar paraqitjet e provave dhe dëshmitarëve nga të dy palët.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj./N.M./























