Lipovica:Roli i gruas në Kosovë të avancohet në të gjitha proceset politike
‘Java e Gruas’ është ngjarje vjetore e organizuar në nivel nacional, e vendosur në një mjedis multietnik që bashkon më shumë së 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe nga akademia me qëllim të ngritjes së kapaciteteve ekzistuese të grave lidere që të synojnë pozita e më të larta udhëheqëse.
Pranvera Lipovica një nga organizatoret tha se këtë vit po shënohet 10 vjetori i këtij aktiviteti i cili është shumë me rëndësi për rolin e gruas në shoqërinë kosovare.
”Java e gruas”, është shndërruar në një platformë ku diskutohen probleme të ndryshme në vend”, tha ajo sot në emisionin “Aktual”, në RTK.
“Këtë vit kemi mbledhur 120 pjesëmarrës (gra dhe burra) të cilët kanë ndjekur edicionet e viteve të kaluara. Ky edicion është organizuar dhe mbështetur edhe njëkohësisht nga presidentja Osmani”, theksoi ajo.
Për rolin e gruas në politikë, Lipovica vlerësoi se gruaja duhet të kenë përgjegjësi së bashku njëjtë me burrat.
“Proceset politike nuk do të jenë të kuptimplota nëse nuk janë të dyja palët në tavolinë”, deklaroi Lipovica.(A.Bela)























