10:04 / 16.03.2022
Prokuroria dhe Policia e Ferizajt janë duke vazhduar aksionin `Brezovica`
Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm, ndërsa janë duke u bastisur disa lokacione në rajonin e Shtërpcës.
Ndërkohë më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Policia së bashku me Prokurorinë Themelore të Ferizajt kanë nisur aksionin 'Brezovica', ku deri tani nën pranga janë vënë dhjetëra persona, përfshirë këtu ish kryetarin e komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, zyrtarë tjerë të kësaj komune, e po ashtu zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, nën pranga u vënë edhe pronar të kompanive të ndryshme ndërtimore. Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit. (RTK)























