​Konjufca: I ftojë deputetët që marrin pagë të bëhen pjesë e seancës
BKT
Lajme

​Konjufca: I ftojë deputetët që marrin pagë të bëhen pjesë e seancës

Sot po mbahet seanca plenare, ku të pranishëm në sallën e parlamentit janë vetëm 49 deputetë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar nga deputetët që të bëhen pjesë e seancës.

Seanca e sotme plenare me disa pika të papërfunduara ishte e paraparë të nisë për orën 10:00.

“Të gjithë ata deputetë që janë me rrogë i ftoj të bëhen pjesë e seancës të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në seancën e sotme do të votohet propozim-rezoluta nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe propozim-rezoluta nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në rend të ditës janë edhe disa pika të tjera.


MË SHUME NGA Lajme