Kessie në Barcelonë?
BKT
Sport

Kessie në Barcelonë?

Mesfushori i AC Milanit, Franck Kessie raportohet se ka arritur në parim marrëveshje me gjigantin spanjoll, Barcelona.

Sipas mediave spanjolle, ‘Blaugranat’ janë afër marrëveshjes me Kessie-n, transmeton RTKLive.com.

Kessie në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me ‘Rossonerët’, dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë larg ‘San Siros’.

Barcelona prej kohësh është duke e kërkuar mesfushorin e milanistëve.

‘Cadena SER’ shkruan se Kessie tashmë ka nënshkruar një parakontratë me Barçën, edhe pse ende nuk dihen detajet e marrëveshjes.

Kessie këtë sezon të garave me Milanin ka zhvilluar 29 ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim. /F.BYTYQI/