Vokrri i hynë garës për kryetar të FFK-së, dorëzon nënshkrimet
Djali i legjendës Fadil Vokrrit, Gramozi edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Gramoz Vokrri tashmë ka dorëzuar zyrtarisht 16 nënshkrimet që i ka siguruar për t’i hyrë garës për të parin e futbollit të Kosovës.
Vokrri para gazetarëve ka zbuluar arsyen pse i ka hyrë garës për kreun e FFK-së.
“Arsyeja se pse po kandidoj ka qenë mbështetja e klubeve, të cilat nuk janë të kënaqura me zhvillimet brenda institucioneve. Po kërkohet një frymë të re, që ta shtyjmë futbollin përpara”, tha Vokrri.
Ai shpreson se gara për kryetar të FFK-së do të jetë korrekte. Vokrri beson se mund të ta fitojë këtë gare.
“Shpresoj që gara të jetë korrekte dhe fer. Në futboll nuk hyn askush për të humb”, theksoi Vokrri.
Vokrri kundërkandidat do ta ketë presidentin aktual të FFK-së, Agim Ademin. /F.BYTYQI/























