Ndalohen dy persona të dyshuar në aksionin “Brezovica”
BKT
Lajme

Ndalohen dy persona të dyshuar në aksionin “Brezovica”

"Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, sot ka realizuar aksionin “Brezovica ” ku janë kontrolluar dhe bastisur 7 lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë dhe janë arrestuar dy të dyshuar", thuhet në një njoftim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Aksioni “Brezovica”, arrestohen dy të dyshuar

Sipas këtij njoftimi, me vendim të Prokurorit të Shtetit, personat e arrestuar, N.G., doganier dhe S.I., - kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”, janë ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

"Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj", përfundon njoftimi. /F.S


MË SHUME NGA Lajme