​Policia jep detaje për vdekjen aksidentale të një pjesëtari të saj
BKT
Lajme

​Policia jep detaje për vdekjen aksidentale të një pjesëtari të saj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot një pjesëtar i saj ka vrarë veten aksidentalisht derisa në poligonin e gjuajtës së policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës ishte në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim për media.

“Sot rreth orës 10:28, është raportuar se në poligonin e gjuajtës së policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës, një polic është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik , ricertifikim.

"Polici i plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, mirëpo nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e policit B.T.,44 vjeçar, punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.

Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë. /E.H/


MË SHUME NGA Lajme