​Intervistimi për kryeprokurorin e Shtetit i hapur për publik
BKT
Lajme

​Intervistimi për kryeprokurorin e Shtetit i hapur për publik

Me qëllim të zhvillimit të një procesi të drejtë dhe objektiv, Këshilli Prokurorial i Kosovës sot vendosi që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, përkatësisht të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe të transmetohet në RTK.

"Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që koncept-dokumentet e të gjithë kandidatëve të publikohen në ueb faqen zyrtare të sistemit prokurorial", thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

KPK mbetet e përkushtuar që të respektojë në tërësi aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe të zbatojë standardet më të avancuara gjatë gjithë procesit të emërimit të kryeprokurorit të Shtetit.


MË SHUME NGA Lajme