Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Valon Ibraj, atashe për kulturë në Ambasadën franceze në Kosovë, në lidhje të drejtpërdrejt do të flas për javën e Frankofonisë në Kosovë.
Arta Istrefi, themeluese e “Gratë ndërmarrëse të Kosovës", do të flas për programin për marketing përmbajtësor.
Për çmimet vjetore për gazetarinë sportive “Ali Shala”, do të flas, Edmond Thaçi, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.
/F.Cërvadiku/























