Një i vdekur dhe 51 raste të reja me Covid-19
BKT
Lajme

Një i vdekur dhe 51 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se nga 1.028 testime, 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 49 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

- Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.

- Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
 1.818.408 doza të vaksinës.

- Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

- Deri më sot janë dhënë 98.799 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

- Nga 1.028 testime, 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

- Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

- Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.207.
 
- Në total numri i rasteve aktive është 634./P.Gashi/


MË SHUME NGA Lajme