Lajçak: Duhet të gjendet opsioni për mbajtjen e zgjedhjeve serbe
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak ka theksuar ekskluzivisht për RTK-në se çdo ditë janë në kontakt me institucionet e Kosovës dhe të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill edhe në Kosovë.
Ai, tha se dita e zgjedhjeve po afrohet, andaj shumë shpejt duhet të arrihet një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila nuk do të cenonte kushtetutshmërinë e Kosovës dhe do t’u mundësonte serbëve të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Madje, Lajçak thotë se një marrëveshje e tillë do të krijonte atmosferë tjetër në dialogun e nivelit të lartë politik, që sipas tij pritet të vazhdojë pas zgjedhjeve serbe. Lajçak, në këtë intervistë ka folur më hollësisht për këtë dhe për çështje tjera, andaj ju ftojmë që intervistën e plotë ta ndiqni sot në Imazhin e ditës në orën 17:15.























