Govori: Agim Ademi më kapi për fyti
BKT
Sport

Govori: Agim Ademi më kapi për fyti

Artan Govori, zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë se kryetari i këtij institucioni, Agim Ademi, e ka kapur atë për fyti.

“Ai më ka kapë për fyti... Dorën ne qafë, syrin pak ma ka grrithë. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër", ka thënë Govori për mediat.

Ai ka dhënë versionin e tij se si ka ardhur deri te përplasja. 

“Është e vërtetë që s’ka pas rrahje. Ka pasë lidhje me shantazhe të llojit të Agim Ademit që i bën tash e sa kohë, sidomos ndaj meje. Po të fotografojnë, të përcjellin njerëzit. Të sheh dikun. Pse po rrin me të? Thu ti këto vjet i kam bërë e duhet ky me më tregu me kon me nejt, e çka me bo. Pse po bëhet ajo, kjo pyetje është mirë me ju drejtu Agim Ademit, se ai mendon me na caktu neve me kënd me nejt e çka me bo na. Dy herë m’ka fotografu dikush prej këtyre më falni në shprehje “llaskucave” të Agim Ademit tu nejt me dikë që nuk i pëlqen atij. Ma ka dërgu atë foto. I thash a bën me ma tregu njeriun që po i kryn këto punë se s’po ndihem i lirë kur po dal në qytet, pastaj e filloi me atë fjalorin e tij të zakonshëm prej krimineli. Ai i ka problemet e veta, telashet e veta, që tri vite e gjysmë kam qëndru neutral, por po duket se erdh koha me zor me shti me dal para kamerave, që nuk kam dalë që 15 vite që punoj në Federatë. Nuk ka qenë sulm i madh”, u shpreh Govori