Lumezi e ambasadori De Riu diskutojnë për mundësitë e investimeve italiane
BKT
Lajme

Lumezi e ambasadori De Riu diskutojnë për mundësitë e investimeve italiane

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka takuar Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Siç thuhet në njoftimin për media, Lumezi dhe ambasadori italian patën diskutime produktive lidhur me çështjet e interesit të përbashkët, përkatësisht forcimin e sundimit të ligjit, që do të ndikonte në nxitjen e investimeve italiane në Republikën e Kosovës dhe intensifikimin bashkëpunimit të ndërsjellë në çështjet e drejtësisë.

Gjithashtu, kryeprokurori Lumezi ka vlerësiar përkrahjen dhe ndihmën që ka dhënë Italia dhe vazhdon ta japë në forma të ndryshme për konsolidimin e shtetit ligjor./S.Kelmendi


MË SHUME NGA Lajme