Publikohen rezultatet e testit të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm
BKT
Lajme

Publikohen rezultatet e testit të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm

Bordi i RTK-së ka publikuar vlerësimet e bëra nga secili anëtar për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së dhe rezultatet finale të kandidatëve në testin me shkrim.

"Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, ka pritur të mërkurën kandidatët për drejtor të RTK-së, të cilët kanë shprehur interesim për ta parë testin dhe vlerësimet e bëra nga anëtarët e komisionit. Ky proces ka pasuar me finalizimin e listës së kandidatëve për drejtor dhe pikët përfundimtare për secilin prej tyre. Janë gjithsej tetë kandidatë të cilët do t’i nënshtrohen intervistës me gojë që do të mbahet të shtunën me datë 19 mars me fillim nga ora 10.00", thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së.

Në këtë njoftim Bordi i RTK-së ka paraqitur edhe linkun me dokumentin i cili përmban vlerësimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës për secilin kandidat, në secilën pyetje, si dhe listën finale me rezultatet e përmbledhura për secilin kandidat.

Kliko këtu për t'u shfaqur dokumenti

Lista e rezultateve të përmbledhura:
Shkumbin Ahmetxhekaj 80.7 pikë
Bekim Hasani 79.4
Fadil Hoxha 73.7
Hysen Hundozi  70.9
Gjergj Filipaj  69.3
Arben Berisha  65.8
Fisnik Durguti  52.2  
Adriana Kutllovci  50
Valentina Saraçini 46.3
Fahredin Shehu  46.2
Orhan Hajrizi 41.2


MË SHUME NGA Lajme