Dështimi i Kodit Civil, Szunyog: Një ligj i rëndësishëm nuk mund të presë
BKT
Lajme

Dështimi i Kodit Civil, Szunyog: Një ligj i rëndësishëm nuk mund të presë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka reaguar për mosmiratimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës.

Në reagimin e tij në Twitter, ai shkruan se ndihet i zhgënjyer për dështimin e Kodit Civil sot në seancën e Kuvendit.

“Pas lutjes premtuese të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, dështimi për të vepruar njësoj me Kodin Civil është zhgënjyese. Një ligj i rëndësishëm si ky nuk duhet të presë”, shkruan Szunyog.

Sot në seancën e Kuvendit, nga 77 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 61 votuan për miratimin e projektligjit për Kodin Civil. Prej tyre, 28 vota ishin pro, 29 kundër dhe 4 abstenuan./S.Kelmendi

Following the promising begging of the Assembly session today, with the adoption in the first reading of the draft laws on Political Party Financing and Disclosure of Assets, failure to do the same with the Civil Code is disappointing. Important legislation should not wait.

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 16, 2022


MË SHUME NGA Lajme