13:31 / 17.03.2022
Ademi lirohet nga paraburgimi
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga paraburgimi.
Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“I njëjti është intervistuar nga prokurorim dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt” konfirmon Prokuroria.
Ademi u arrestua mbrëmë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Federatës, Artan Govorin.
FFK gjendet në moment zgjedhor, ku Ademi është një nga kandidatët për kryetar.























