​Suspendohet oficeri doganor që u arrestua në rastin “Brezovica”
BKT
Lajme

​Suspendohet oficeri doganor që u arrestua në rastin “Brezovica”

Dogana e Kosovës ka suspenduar zyrtarin e saj pas njoftimit se i njëjti është arrestuar në rastin “Brezovica”.

Dogana njofton se procedimi disiplinor do të vijojë për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore.

“Dogana e Kosovës përkrah dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta. Rikujtojmë publikun se Dogana ka lansuar aplikacionin eDogana, i cili krahas mënyrave tjera mundëson raportimin e korrupsionit dhe kontrabandës në mënyrë krejtësisht anonime dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.

Aksioni “Brezovica” vazhdoi edhe të mërkurën, ku u bastisën shtatë lokacione. U arrestuan dy persona. Përveç oficerit doganor, në pranga ra edhe kryesuesi i Bordit “Ski Center Brezovica”./E.H/


MË SHUME NGA Lajme