33 raste të reja me Covid-19
BKT
Lajme

33 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.721 doza të vaksinës”, njofton MSH.

Deri më sot 818.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230, Në total numri i rasteve aktive është 644./N.M./

Mund të jetë një imazh i teksti


MË SHUME NGA Lajme