19:57 / 17.03.2022
Kurti dhe shefja e Zyrës Ndërlidhëse Greke flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri Albin Kurti priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, me të cilën bisedoi mbi thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Në takim u diskutua edhe për situatën në rajon dhe dialogun me Serbinë, nën hijen e agresionit ushtarak rus në Ukrainë, i cili paraqet rrezik edhe për rajonin tonë, duke pasur parasysh ndikimin e Federatës Ruse nëpërmjet partneritetit të tyre me Serbinë.























