Pique i lumtur që ka prekur shifrën e 600 ndeshjeve
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është shprehur i lumtur që ka arritur të prek 600 ndeshje në karrierën e tij.
Pique, i cili në fitoren kundër Osasunës, të dielën mbrëma, hyri në histori, tha se është krenar që vesh fanellën e katalonasve.
“Më shumë se arritja e 600 ndeshjeve, është fakti që kam kaluar kohë të mirë këtu. Jam shumë krenar që e vesh këtë fanellë dhe shpresoj se do të zgjasë edhe për një kohë të gjatë”, tha Pique për mediat spanjolle, transmeton RTKLive.com.
“Nëse ka një moment të veçantë për t'u kujtuar të Barça? Ka shumë ndeshje, seancat stërvitore, udhëtimet... Do të ishte e padrejtë të fokusohem vetëm në një moment”.
“Më pëlqen shumë të jetoj momentin. Shpresoj që të ketë shumë momente të paharrueshme dhe shumë të veçanta”, theksoi mbrojtësi i Barcelonës. /F.BYTYQI/























