Protestë e reagime për Kodin Civil
BKT
Lajme

Protestë e reagime për Kodin Civil

Shumica e deputetëve nuk e votuan Projekt-kodin i cili mund t`u hapte rrugë Ligjit të posaqëm për martesat mes gjinisë së nëjtë. Për mos votimin e tij ka pasur reagime

Përfaqësues të komunitetit LGBTI+ protestuan për para Kuvendit të Kosovës në shenjë revolte, pasi sipas tyre në senacën e djeshme u dëgjuan fjalime ofenduese e homofobike nga një numër deputetësh.

Në këtë Kuvend dje është mundësuar legjitimimi dhe vazhdimi i shtypjes dhe dhunës ndajkomunitetit LGBTI+", tha Mirshahe Syla, përfaqësuese e komuntetit LGBTI+.

Ndërkohë shefi i zyrës së BE në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar për mos miratimin e këtij kodi, duke thënë se është zhgënjyes dhe se legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të pres.

I zgjënjyer me mos miratimin e Kodit Civil është shprehur edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. Ai ka thënë se është e rëndësishme që gjuha në kod dhe në debat të respektojë të drejtat e njeriut  të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+ në përputhje me Kushtetutën.

Për gjuhën e përdorur në senacë nga deputetët ka reaguar edhe KMDLNJ./Përgatiti:P.Gashi/


MË SHUME NGA Lajme