Kurti: Do të aplikojmë këtë vit për t`u bërë anëtar i BE-së
BKT
Lajme

Kurti: Do të aplikojmë këtë vit për t`u bërë anëtar i BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregon se Kosova këtë vit do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti në një intervistë për televizionin zviceran 'Blick' tha se shpreson që po këtë vit edhe pesë shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur deri me tani Kosovën të ndryshojnë qëndrim.

"Ne do të aplikojmë këtë vit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO-s. Ne jemi në kontakt me shtetet mosnjohëse. Katër nga ato janë edhe në NATO: Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania. E edhe Qipro, që është pjesë e Bashkimit Evropian, por jo edhe e NATO-s”, tha Kurti.

“Shpresoj që këtë vit këto vende të bëjnë hapin e madh drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe t’i bashkohet shumicës së vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s”.

Shefi i ekzekutivit theksoi se Kosova ka marrë pjesë vitin e kaluar në “Defender 2021” me shtetet anëtare të NATO-s, përderisa Serbia ishte me Rusinë në “Slavic Shield".

“Kosova ka marrë pjesë në ‘Defender 2021’ nga marsi deri në qershor me 330 ushtarë dhe jemi në mesin e vendeve nikoqire. Përderisa Serbia ka marrë pjesë së bashku me Rusinë në ‘Slavic Shield’ në mesin e tetorit të vitit të kaluar”./P.Gashi/

Intervista e plotë e kryeministrit Kurti
 


MË SHUME NGA Lajme