Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhe të drejtpërdrejt për gjendjen në sektorin e stomatologjisë: e tanishmja dhe e ardhmja.

Për rrjetet sociale dhe marketingun përmes tyre, flasin Aurora Kingji dhe Miran Ramadani.

Për librin për “Krimet serbe ndaj pacientëve dhe personelit mjekësor gjatë luftës në Kosovë’, të ftuar janë: Salih Krasniqi autor i librit dhe Ramiz Tafilaj drejtor i shtëpisë botuese amerikane “Jalifat”.

Kurse mysafir i fundit është i ftuar gjeneral  Skënder Doda, Themelues , drejtor i konferencës ndërkombëtare e IPA-s.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme