​644 raste aktive me Covid-19
BKT
Lajme

​644 raste aktive me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 644

Prishtina prinë me numrin më të lartë të rasteve aktive. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë 164 raste, e pasuar nga Ferizaj me 62 raste, Gjilani me 61, Prizreni me 48 dhe komunat tjera me dhjetëra raste.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 33 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë që po vazhdon vaksinimi antiCOVID-19. Ku në 24 orëshin e fundit 313 qytetarë u vaksinuan me dozat antiCOVID-19.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.721 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.207, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,127 persona./N.M


MË SHUME NGA Lajme