‘Old Traffordi’, destinacioni i mundshëm i Hernandezit
BKT
Sport

‘Old Traffordi’, destinacioni i mundshëm i Hernandezit

Manchester United raportohet se është destinacioni i mundshëm i qëndermbrojtësit të Bayern Munich, Lucas Hernandez.

Hernandez duket se në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën tek gjiganti gjerman.

Mediet gjermane shkruajnë se ‘Old Traffordi’ është destinacioni i mundshëm i Hernandez.

‘Djajtë e Kuq’ prej kohësh janë duke e monitoruar lojtarin e ‘bavarezëve’, të cilin e duan në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, 26-vjeçari vëzhgohet edhe nga dy klubet e mëdha spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona. /F.BYTYQI/