Tërhiqet shorti i Championist, duele të zjarrta na presin
BKT
Sport

Tërhiqet shorti i Championist, duele të zjarrta na presin

Në Nyon të Zvicrës sot është tërhequr shorti i Ligës së Kampionëve për çerekfinalet e garës më të madh evropiane.

Rreth i ardhshëm do të jetë tejet i nxehtë. Kampioni në fuqi i Evropës do të ndeshet me gjigantin spanjoll, Real Madrid, shkruan RTKLive.com.

Sfida e zjarrtë pritet të jetë edhe në duelin Manchester City-Atletico Madrid, derisa Villareal do të përabllet me Bayern Munich, kurse, Benfica sprovon forcat me Liverpoolin.

Duelet e para luhen me 5 dhe 6 prill, kurse, takimet kthyese me 12 dhe 13 prill.

Çiftet e çerekfinaleve:

Chelsea – Real Madrid

Manchester City – Atletico Madrid

Villarreal – Bayern Munich

Benfica – Liverpool

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 21:00. /F.BYTYQI/