12:42 / 18.03.2022
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për nisjen e festivalit kombëtar të vallës “Dyshe”, do të flasin, koreografi, Dilaver Kryeziu dhe Skënder Thaçi, udhëheqës i festivalit.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Zvicra, regjisori, Burim Haliti, flet për mbrëmjet e filmit shqiptar në Zvicër.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.
/F.Cërvdiku/























