GAP publikon raportin ‘Vendimet e Qeverisë gjatë vitit 2021...’
BKT
Lajme

GAP publikon raportin ‘Vendimet e Qeverisë gjatë vitit 2021...’

Instituti GAP publikon raportin lidhur me vendimet e ekzekutivit nga perspektiva sektoriale, gjinore dhe buxhetore.

GAP ka publikuar raportin “Vendimet e Qeverisë gjatë vitit 2021 nga perspektiva sektoriale, gjinore dhe buxhetore”.

Sipas këtij raporti, Qeveria që nga fillimi i këtij mandati, ka mbajtur 53 mbledhje dhe ka aprovuar gjithsej 486 vendime. Numri më i madh i vendimeve i takon Zyrës së Kryeministrit, me 124.  

Në vendin e dytë është Ministria e Financave, me gjithsej 97, përcjellë nga Ministria e Shëndetësisë, me 54 vendime.

Në aspektin gjinor, nga të dhënat e mbledhura nga këto vendime, vërehet se ka progres në përfaqësimin e grave në pozita udhëheqëse.


MË SHUME NGA Lajme