15:36 / 18.03.2022
Kurti priti me ceremoni shtetërore kancelarin austriak, Karl Nehammer
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka arritur të premten në Kosovë. Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Nehammer dhe Kurti tani po zhvillojnë një takim brenda objekti të Qeverisë së Kosovës.
Pas këtij takimi të dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.
Kancelari austriak do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.























