17:58 / 18.03.2022
Cana: Finalja e Conference League në Tiranë, nder për ne
Lorik Cana ka folur për finalen e Conference League që do të luhet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 25 maj.
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ishte i pranishëm në shortin e këtij kompeticioni.
Cana u shpreh se Shqipëria po përgatitet maksimalisht për të pritur këtë finale historike dhe madhështore. “Kjo është hera e parë që ne presim një finale të këtij niveli dhe me ndihmën e UEFA-s po përgatitemi. Stadiumi është absolutisht i mrekullueshëm. Njerëzit mund të vizitojnë shumë gjëra në Tiranë dhe do të jenë të mirëpritur. Organizimi i finales së parë të këtij kompeticioni është një nder i madh për ne dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë”- tha Cana në fjalën e tij.























