Osmani: Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme
BKT
Lajme

Osmani: Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kancelarin austriak, Karl Nehammer nga i cili ka kërkuar mbështetjen për integrimin e shtetit tonë në strukturat euro-atlantike.

Osmani ka shkruar në Facebook se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e mëtejmë bilateral ndërmjet të dyja vendeve.

“Austria është mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës. Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme”, ka shkruar ajo.

 


MË SHUME NGA Lajme