Mehaj kërkon përkrahje nga Franca në integrimin euroatlantik të vendit
BKT
Lajme

Mehaj kërkon përkrahje nga Franca në integrimin euroatlantik të vendit

Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur të premten në takim, ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Mehaj me ambasadoren Butel kanë diskutuar për zhvillimet e reja gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tyre në rajon, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Ministri Mehaj e ka njoftuar ambasadoren me interesimin e vendit  për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në funksion të interesave të përbashkëta, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Në lidhje me synimet e Kosovës për integrime euroatlantike, Mehaj ka kërkuar nga shteti francez mbështetje në këtë fushë, meqenëse Franca është vend shumë i rëndësishëm dhe me ndikim në Aleancën Veriatlantike dhe Bashkimit Evropian.

 

 


MË SHUME NGA Lajme