14:38 / 19.03.2022
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër, e diel, në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire në studio është Besa Begu, stomatologe, e cila do të flasë për higjienën dentale.
Ndërsa, i ftuar i dytë është koreografi dhe regjisori Robert Nuha, për të treguar për pjesëmarrjen e shfaqjes “Totem dhe tabu” në Festivalin e Teatrit në Bursa.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























